Studio Avokatie Hajdinaj & Partners, nëpërmjet avokatëve të saj me një eksperiencë mbi 10 vjeçare në ushtrimin e profesionit, ofron këshillim ligjor, përfaqësim pranë gjykatës, në të tre shkallët e gjyqësorit, në çështjet gjyqësore civile, tregtare, të punës, familjare, administrative, penale dhe çdo fushë të së drejtës. Gjithashtu, ofron asistencë ligjore gjatë procedimit administrativ. Pranë Studios së Avokatisë Hajdinaj & Partners gjeni zgjidhje edhe për çështjet mbi të huajt, lejeqëndrimet, vizat, bashkimet familjare dhe çështjet mbi fitimin e shtetësisë shqiptare.
Hajdinaj & Partners Law Firm, through its lawyers with over 10 years of experience in practicing law, offers legal advice, representation in court, in all three levels of the judiciary, in civil, commercial, labor, family, administrative cases, criminal and any area of law. It also provides legal assistance during administrative proceedings. At Hajdinaj & Partners Law Firm you can find solutions to issues related to foreigners, residence permits, visas, family reunions and issues related to the acquisition of Albanian citizenship.
Practice areas
Civil & Human Rights
Ofrimi i konsulencës ligjore, hartimit të akteve procedurale dhe përfaqësimit në të gjitha shkallët e gjyqësorit në çështjet civile.
Providing legal advice, drafting procedural acts and representation at all levels of the judiciary in civil matters.
Criminal Defense
Ofrimi i konsulencës ligjore, hartimit të akteve procedurale, përfaqësimit dhe mbrojtjes në çështjet penale që prej fazës së hetimit paraprak dhe deri në përfundim të gjykimit, në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Providing legal advice, drafting of procedural acts, representation and protection in criminal matters from the stage of preliminary investigation until the end of the trial, at all levels of the judiciary.
Immigration
Ofrimi i konsulencës ligjore, përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm ligjor dhe kryerja e aplikimit për pajisjen me vizë, leje pune dhe leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjekja e procedurave të ankimit në rast refuzimi të kërkesës. Ofrimi i konsulencës ligjore, përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm ligjor dhe asistimi në kryerjen e procedurës administrative për fitimin e shtetësisë shqiptare, si dhe ndjekjen e procedurës së ankimit në rast refuzimi të kërkesës.
Providing legal advice, preparing the necessary legal documentation and applying for a visa, work permit and residence permit in the Republic of Albania, as well as following the appeal procedures in case of rejection of the request. Providing legal advice, preparation of the necessary legal documentation and assistance in carrying out the administrative procedure for the acquisition of Albanian citizenship, as well as following the appeal procedure in case of rejection of the request.
Employment & Labor
Ofrimi i konsulencës ligjore, hartimit të akteve procedurale dhe përfaqësimit në të gjitha shkallët e gjyqësorit në çështjet e marrëdhënieve të punës.
Providing legal advice, drafting procedural acts and representation at all levels of the judiciary in labor relations matters.
Family
Ofrimi i konsulencës ligjore, hartimit të akteve procedurale dhe përfaqësimit në të gjitha shkallët e gjyqësorit në çështjet e së drejtës familjare.
Providing legal advice, drafting procedural acts and representation at all levels of the judiciary in family law matters.
Accidents & Injuries
Ofrimi i konsulencës ligjore, hartimit të akteve procedurale dhe përfaqësimit në të gjitha shkallët e gjyqësorit në çështjet e dëmshpërblimit si pasojë e aksidenteve rrugore, mjekimit të pakujdeshëm apo dëmtimeve në punë.
Providing legal advice, drafting procedural acts and representation at all levels of the judiciary in matters of compensation as a result of road accidents, negligent treatment or injuries at work.
Business
Ofrimi i konsulencës ligjore dhe asistencës në përgatitjen e dokumentacionit ligjor, aktit të themelimit, statutit, për regjistrimin e biznesit. Ofrimi i konsulencës ligjore pas regjistrimit të biznesit si dhe përfaqësimi në procedimet administrative dhe gjyqësore, në të gjitha shkallët e gjykimit.
Providing legal advice and assistance in the preparation of legal documentation, founding act, statute, for business registration. Providing legal advice after business registration as well as representation in administrative and judicial proceedings, at all levels of the judiciary.
Our Partners and Associates
Ervin Hajdinaj
Lawyer
Avokati Ervin Hajdinaj është themeluesi i Studios së Avokatisë Hajdinaj & Partners. Liçencuar si avokat prej muajit prill të vitit 2011, ofron shërbimet avokatore në çdo fushë të së drejtës.
Lawyer Ervin Hajdinaj is the founder of Hajdinaj & Partners Law Firm. Licensed as a lawyer on April 2011, he provides legal services in any field of law.